“Vetëm pak orë pasi qeveria vendosi rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në historinë e vendit, me të cilën ajo realizon në 4 vjet, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve të mësuesve, infermierëve e mjekëve, realizon dyfishimin e pensioneve në fshat dhe rritjen e tyre në qytet më shumë se 50%, Edi Rama me fushatën e tij të shpifjeve dhe trillimeve mashtron sot me gojën e një zëdhënësi fatkeq se çmimi i bukës është rritur 140% në një kohë kur në të gjitha dyqanet e Tiranës dhe mbarë vendit ajo blihet 660 lekë përafërsisht me çmim të njëjtë nga ç’blihej 4 vjet më parë” u shpreh zëdhënësja e PD Erla Mëhilli. “PS, pretendon se çmimi i energjisë elektrike është rritur 140%, ndërkohë që kjo është një gënjeshtër e pastër. Rritja e vjetshme e çmimit u kompensua në 100% për 300 kilovat orët e para por mbi të gjitha qeveria i ka garantuar çdo qytetari shqiptar drita 24 orë një nga sfidat më të rëndësishme të programit të saj të vitit 2005” shtoi me tej Mëhilli. Ajo shtoi se “të guxosh të gënjesh për pagat dhe pensionet ditën e dyfishimit të tyre do të thotë që ti fyesh rëndë qytetarët e këtij vendi por edhe të marrësh faturën e Nastradinit për të cilin do të marrësh çmimin e merituar më 28 Qershor”.