Tiranë – Mediu: kodi zgjedhor të bëhet sipas standarteve demokratike

Duke folur në takimin për zgjedhjet e pushtetit vendor kreu i PR-së Mediu theksoi se tani që vendi është në prag të zgjedhjeve opozita duhet të bëhet pjesë e reformës zgjedhore në interes të shqiptarëve të cilët kanë të drejtë të vendosin se kush duan t`i drejtojë. Duke shpalosur edhe qëndrimin e PR-së në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor, Mediu kërkoi që kodi zgjedhor të bëhet sipas standarteve demokratike dhe parimeve kushtetuese. Ai gjithashtu paraqiti edhe një paketë për ndryshimet që duhen bërë për zhvillimin e zgjedhjeve si heqjen e formulës, heqja e pragut prej 3% për partitë që kandidojnë të vetme në zgjedhje, ngritjen e mekanizmave për një komision zgjedhor të paanshëm nga punonjësit civilë nga 3-5 anëtarë etj.

Advertisement