Tiranë – Mediu, hyrja në NATO angazhim i të gjithë shqiptarëve

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ish-zëvëndëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Gordon England si dhe ish-ministri maqedonas i Mbrojtjes, Lazar Elenovski. “Hyrja e Shqipërisë në NATO nuk është dhuratë e kërkujt, por ka ardhur nga angazhimi dhe puna e përditshme e të gjithë shqiptarëve. Me këtë anëtarësim pesha dhe përgjegjësia jonë rritet. Për herë të parë ne marrim të drejtën për të marrë vendime krahas shteteve më të fuqishme të botës”, është shprehur Mediu. Ndërsa England, në fjalën e tij theksoi se “ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë”. “Uroj shqiptarët për këtë arritje. Kam punuar në Pentagon dhe e di se sa e vështirë është kjo arritje për Shqipërinë”, shtoi ai.

Advertisement