Tiranë | Mediu: diskutimet brenda mazhorancës

alt

Pas takimit, kryetari republikan tha për mediat se kandidatët për president qëndrimin e tyre duhet ta bëjnë të njohur jo vetëm përballë politikës, por edhe përballë opinionit, pasi posti i Presidentit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, ka të bëjë me jetën e vendit, por dhe me proceset integruese. “Dua të theksoj se në vlerësimin e të gjithë kandidaturave, përfshi këtu dhe Nanon, qëndrimi lidhet dhe me diskutimet brenda mazhorancës. Besoj se dhe ne do të kemi diskutimet tona të brendshme sa i takon alternativave tona të mundshme”, u shpreh kryetari i PR-së. “Është shumë e rëndësishme, meqë jemi brenda një familje të mazhorancës, që disa gjëra t’i diskutojmë brenda kësaj familje dhe pastaj të komunikojmë dhe me ‘fqinjët’ tanë. Mendoj se kjo është normale, nisur nga praktikat e mëparshme të 2002 dhe 2007, ku kemi vepruar në këtë mënyrë”, tha Mediu.