Tiranë – Mbyllet procesi i tre vëllezërve Gjokea

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Shpetime Pitaku, i ka dhënë fund gjyqit maratonë i cili kishte nisur që prej tre vjetësh. Ndaj David Gjokesë, i cili gjykohej në mungesë, është dhënë dënimi me burgim të përjetshëm ndërsa dy vëllezërit e tjerë janë shpallur fajtorë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe janë dënuar me 25 vjet heqje lirie secili. Dhënia e vendimit është shoqëruar me pakënaqësi nga familjarët e vëllezërve Gjokea, që ndodheshin në sallë dhe që ishin kryesisht gra të familjes dhe të afërm të tyre.

Advertisement