Tiranë | Mbyllen aplikimet për universitete, në shtator rezultatet

fakulteti i drejtesise

Lista e fituesve në universitete, sipas MASH, do të shpallet në 12-13 shtator. Pas mbylljes së konkurseve në degën e arkitekturës dhe në disa degë të tjera të Universitetit të Sporteve, pritet të nisin procedurat për llogaritjen e pikëve. Më datë 27 gusht fillojnë konkurset në gjithë universitetet, për programe studimi që janë të parashikuara me konkurse. Maturantët njihen në shtator me listën e parë dhe pas mbarimit të konkurseve, që mbarojnë në datën 5, një ditë më pas do të dalin rezultatet e tyre. Javën e ardhshme pritet të bëhen publike të dhënat në librin e transparencës. 

Advertisement