Tiranë | Deputetja Seseri në seancë parlamentare, rrezikonte mandatin

alt

Arsyeja e pjesëmarrjes së Seserit konfirmohet të ketë qenë rreziku i djegies së mandatit të saj si deputete, për shkak të mungesës në sallën ë legjislativit që prej muajit janar të këtij viti. Sesesi është ulur në vendin e saj, në krah të karrigeve bosh të kolegëve të opozitës, pak minuta përpara fillimit të votimit për 2 ministrat e rinj si dhe paketën fiskale të propozuar nga ministria e financave. Ndërkohë, deputetët e opozitës vijojnë bojkotimin e Kuvendit, ndërsa herë pas here në seanca kanë marrë pjesë edhe dy deputetët socialistë, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, të cilët nuk mbështesin bojkotin e socialistëve pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

Advertisement