Tiranë | Mblidhet konferenca e kryetarëve, pjesëmarrëse edhe opozita

alt

Gjatë paradites së sotme ka zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura konferenca e kryetarëve të grupeve kuvendore ku ka marrë pjesë edhe kreu u grupit socialist Gramoz Ruçi. Mësohet se kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi nuk ka paraqitur kundërshti për ligjet që kërkojnë miratim, por ka renditur vetëm disa çështje teknike. Një ditë më parë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi opozitën të jetë pjesë e punës së Kuvendit dhe të japë kontributin e saj shumë të rëndësishëm për reformën zgjedhore dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të KE për integrimin e vendit në familjen evropiane.

Advertisement