Bëhet me dijeni se të pranishëm në të janë kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kreu i Demokracisë Sociale Paskal Milo, kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kreu i G99-ës Erion Veliaj dhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Pritet që ata të diskutojnë mbi një platformë të përbashkët veprimi opozitare, referuar zhvillimeve më të fundit politike në vend. Ky është takimi i parë i aleatëve të opozitës, që pas përfundimit të protestave në muajin Maj, të cilat konkluduan me një grevë urie 21 ditëshe para godinës së Kryeministrisë.