Gjithashtu pak para ditës së votimit, do të mbërrijë edhe kontingjenti tjetër i vëzhguesve të ODIHR, që do të ndjekin vetëm procesin deri në shpalljen e rezultatit. Britanikja Audrey Glover do të drejtojë misionin vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. Glover rezulton të ketë një karrierë të gjatë dhe në vitet 1994-1997 ka mbajtur detyrën e shefes së zyrës së ODIHR-it. Sipas raportit të nevojave të ODIHR-it, publikuar pak ditë më parë, zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të monitorohen nga 430 vëzhgues të kësaj organizate. Bashkërisht pritet që organizatat vendore të angazhojnë 2500 vëzhgues vëndas, që do të mbështeten nga USAID.