Tirane – MB, rendesi te vecante ka patur transferimi i pronave publike ne njesite e qeverisjes vendore

Në një konference për shtyp, Ministria e Brendshme ka theksuar se qeveria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë transferimit të pronave publike tek njësitë e qeverisjes vendore ndërsa hedh poshtë pretendimet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama lidhur me këtë proces. Sipas kësaj ministrie, duke shkelur të gjitha afatet Bashkia e Tiranës e ka sjellë pas një viti vendimin e Këshillit të Bashkisë me kërkesat për transferimin e këtyre pronave. “Duke shkelur të gjitha afatet, Bashkia e Tiranës e ka sjellë pas një viti vendimin e Këshillit të Bashkisë me kërkesat për transferimin e këtyre pronave. Vazhdimisht nga Bashkia e Tiranës kanë ardhur kërkesa të tjera për transferim me ndryshime të njëpasnjëshme, duke dëshmuar një mungesë të qartë serioziteti institucional”- deklaroi zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Fatmir Konja. MB ka deklaruar se qeveria me një vendim të vitit 2007, ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë, trojet për politikat e strehimit për banesa kolektive. “Së fundi dëshirojmë t’i bëjmë të qartë Bashkisë së Tiranës se procesi i transferimit të pronave publike nuk do të mundet të shërbejë si një mundësi abuzimi me trojet publike duke ua dhënë firmave private si sheshe ndërtimi”- theksohet në deklaratën e zëdhënësit Konja.
Advertisement