Tiranë – MB i dërgon të dhënat për kartat e identitetit Partisë Socialiste

Sipas listës së Ministrisë kanë aplikuar për karta 1.1 milionë persona, 450 mijë prej të cilëve kanë qënë pa pasaporta. Po ashtu sqarohet se edhe një kategori e caktuar personash pa pasaportë ndodhen jashtë vendit. Zoti Islami përsëriti kërkesën e PS-së drejtuar Ministrisë së Brëndshme në kuadrin e transparancës dhe duke kërkuar listën e votuesve me pasaportë, listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar si dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar dhe kanë marrë letërnjoftimin.

Advertisement