Një fakt i tillë rezulton sipas të dhënave që publikoi zyrtarisht sot ministria e Brendshme pas aktit të dorëzimit të listave të zgjedhësve partive politike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ministria e Brendshme nga ana e saj, ka dorëzuar edhe listën e të gjithë personave që që kanë aplikuar për letërnjoftime elektronike, të cilët sipas saj kapin shifrën e 1.446.000 personave. Ndërkaq, ajo u ka drejtuar thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar, por nuk e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik ta bëjnë këtë deri ditën e 28 qershorit, pasi ekziston mundësia për ta bërë këtë edhe deri ditën e zgjedhjeve. “Dërgojmë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe tek partitë politike të interesuara listën emërore të zgjedhësve që kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik, të atyre që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik e të atyre pa pasaportë që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme mbi një fakt të tillë.