Tiranë – Mazhoranca miraton projektbuxhetin për vitin 2011

Tuesday, December 16, 2025

Pas një seance maratonë prej 17 orësh Kuvendi miratoi me 74 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm. Diskutimi i porjekt buxhetit ka kaluar me debate dhe replika të mëdha mes palëve. Kryeministri Berisha u akuzua nga Ben Blushi se vidhte libra te shtëpia e gjyshit të tij, ndërsa kryeministri reagoi në të njëjtën mënyrë duke akuzuar Blushin për vjedhje në moshën 3 vjeç. Ndërsa kryeparlamentaria Topalli dhe deputeti Taulant Balla kanë shkuar më tej duke akzuar njëri-tjetrin për lidhje të dyshimta me krimin. Diskutimi për projekt buxhetin e vitit 2011 ka përfunduar në orën 04:00 të mëgjesit të së Premtes. Më pas Kuvendi ka zhvilluar interpelancën e kërkuar nga deputeti Erion Braçe me kryeministrin Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -