Pr/buxheti i vitti 2012 ka shkaktuar debate midis opozitës dhe mazhoransës. Përfaqësuesit e opozitës në këtë komision, e kanë cilësuar qesharak pr/buxhetin e vitit 2012 të propozuar nga mazhoranca. “Me buxhetet e lëna në dispozicion ministrat nuk janë në gjendje të përmbushin objektivat. Pika më e dobët e pr/buxhetit të vitit 2012 është financimi i institucioneve të pavarura, si prokuroria, KLSH dhe gjyqësori”, tha deputetja socialiste, Mimi Kodheli. Deputetët e mazhorancë nga ana e tyre kanë akuzuar opozitën se nuk jep asnjë ide apo propozim konkret, por bën vetëm propagandë.