Tiranë – MASH, 2257 kuota të paplotësuara

Sipas këtij dikasteri, të drejtën për të plotësuar formularin A3 e kanë të gjithë kandidatët, të cilët nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për t’u regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009-2010, nuk janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në institucionet publike të arsimit të lartë si dhe fituesit e regjistruar në një program studimi në vitin akademik 2009-2010, por që nuk preferojnë të ndjekin atë program studimi. Këto kandidatët duhet të paraqiten në Drejtoritë Rajonale ose Zyrat Arsimore përkatëse deri në datë 16 tetor 2009, ora 18.00, për të bërë kërkesë për plotësimin e formularit A3. Pas kësaj, formulari A3 do të shpërndahet në Zyrat Arsimore në datë 21 tetor 2009. Kandidatët pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në Zyrat Arsimore deri më 26 tetor. Katër ditë më vonë Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë. Ndërsa Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, nga 31 tetori do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë.

Advertisement