Tiranë – Marrëveshje për financim me Gjermaninë

Në kuadër të projektit të parë, me qëllim përmirësimin e efikasitetit të energjisë, synohet të plotësohen mungesat në rrjetin ekzistues 110 kV në Jug të Shqipërisë. Ndërsa në kuadrin e projektit të dytë, synohet të ndërtohet një linjë transmetimi 400 kV që do të lidhë Tiranën me Prishtinën me një gjatësi të përgjithshme të linjës që arrin 240 km. Krahas kësaj, do të financohen masat e nevojshme zgjeruese veçanërisht në nënstacionin e Kasharit. Të dy projektet së bashku arrijnë vlerën e 91 milionë eurove dhe janë pjesë e fondit më të madh vjetor të miratuar deri më tani prej Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë në një vlerë të përgjithshme prej plot 130 milionë eurosh.

Advertisement