Ministri Panariti ka mohuar që mes Tiranës dhe Athinë ka negociata, dhe nuk ka vënë asnjë afat se kur do të ngrihen grupet e punës për të ndarë vijën bregdetare. “Ne e kemi njohur shtetin grek me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për paktin detar. Ky vendim e bën nul marrëveshjen e arritur më herët. Nuk ka negociata me Greqinë, por vetëm trajtesë teknike brenda Ministrisë së Jashtme. Është ngritur grup pune brenda MPJ për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme” tha ai. Por për deputeten Arta Dade as në të ardhmen kjo mazhorancë nuk ka më legjitimitetin të diskutojë çështjen e kufirit. Në komisionin e jashtëm, ministri Panariti raportoi edhe për prioritetet e Shqipërisë si kryesuse e Këshillit të Europës.