Tiranë | Manjani: Reformë në sektorin e ujësjellësve

Qeveria po planifikon një reformë terësore në sektorin e furnizimit me ujë në mbarë vendin duke përgjysmuar numrin e shoqërive që ofrojnë këtë shërbim. Zëvendësministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani theksoi në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se reformimi është i detyrueshëm edhe në sajë të reformës territorial. Duke analizuar situatën ku konstatohet se humbjet janë në masën 67 për qind, një nga synimet e kësaj reforme është rritja e nivelit të arkëtimeve dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit për qytetarët. Po përtej uljes së numrit të shoqërive ujësjellëse, qeveria ka planifikuar edhe ndryshime ligjore që rrisin kompetencat e Entit Rregulator të Ujit, me synim rritjen e nivelit të arkëtimeve. Deklarata e zv/ministrit Manjani u bë gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së kredisë në vlerën 62.5 milionë euro me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo kredi do të përdoret për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të zonës së Durrësit dhe për sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Advertisement