Malaj tha se pjesëmarrja aktive e Partisë Socialiste në Parlament është një domosdoshmëri për detyrat dhe përfitimet që Bashkimi Europian i ka paraqitur Shqipërisë për investime dhe liberalizimin e vizave. “Me një grup ekspertësh dhe kolegësh unë po punoj për të paraqitur modelin tim në Kongresin e 29 gushtit dhe prioriteti ynë është angazhimi në institucione. PS nuk duhet ta braktisë Parlamentin, por të japë eficencën e saj”, ka deklaruar Malaj. Deputeti socialist ka folur edhe për rolin e kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve, duke kërkuar nga ai respektimin e filozofisë që futi në PS. “Shpresoj që Rama t’i përmbahet filozofisë së tij. Rama duhet të mbahet si njeriu që solli një përgjegjësi për humbjen dhe që nuk duhet ta zhkaravisë këtë filozofi”, është shprehur Malaj.