Tiranë – LSI thirrje opozitës të paraqitet në Kuvend

“Ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptarë, siç është lëvizja e lirë drejtë BE-së, në mesin e vitit të ardhshëm. Është e rëndësishme të nënvizojmë kërkesat e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar që opozita t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese, përfshirë edhe reformën zgjedhore në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim, nga asnjë forcë politike, e madhe apo e vogël qoftë ajo” deklaroi Haxhinasto. “LSI i bën thirrje opozitës parlamentare të kthehet në parlament dhe të marrë përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike, dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve. Zgjedhësit shqiptar, vërtetë nuk i besuan PS-së mazhorancë qeverisëse, po i kanë besuar rolin e opozitës, rol që ajo duhet ta realizojë me përgjegjshmëri të lartë politike” përfundoi Haxhinasto.

Advertisement