Tiranë | LSI: Të korrigjojmë mangësitë në respekt të të rënëve

Përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Deputetët Petrit Vasili dhe Luan Rama zhvilluan homazhe tek busti i Qemal Stafës.

Në një prononcim për mediat, Luan Rama tha se LSI prej kohësh ka apeluar që të ketë një vëmendje më të madhe shtetërorë dhe një përkujdesje të veçantë për të gjitha referencat e Luftës Nacional Çlirimtare dhe heroizmit partizan. Dhe nga kjo datë, deputeti Rama apeloi në emër të LSI-së, që Komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70 vjetorit të mos të vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave por të shohë realisht dhe të veprojë duke marrë masa për të korrigjuar dhe për të bërë të mundur që Varrezat e Dëshmorëve dhe monumentet e luftës të jenë të denja për heroizmin që kanë dëshmuar ata që nuk jetojnë më. Sipas tij, respekti ndaj tyre është padyshim shënja më domethënëse e vlerësimit që ne kemi për të sotmen dhe vendosmërisht për të ecur më përpara drejtë së ardhmes europiane.

Advertisement