“Me veprimtarinë e tyre janë në shkelje flagrante të ligjit dhe për këtë sigurisht do të përgjigjen përpara ligjit. Do të donim tu kujtonim atyre që administrata publike dhe nëpunësit civilë janë aty për tu shërbyer njerëzve dhe për ti shërbyer shtetit” theksoi Xhufi. Ndër të tjera nënkryetari i LSI deklaroi se Marëdhëniet e qeverisë me administratën publike janë një ndër dështimet e maxhorancës në pushtet. “Ne duam të kujtojmë se marëdhëniet me institucionet në përgjithësi dhe në veçanti marëdhëniet me administratën publike kanë qënë një ndër dështimet që qeveria Berisha do ti lërë qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit” tha Xhufi.