Tiranë – LSI, PS nuk mund të vendosë kushte për dialogun

Ky përbën qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i shprehur përmes një deklarate për shtyp nga sekretari për Marrëdhëniet Publike i kësaj partie, Luan Rama. Sipas tij, LSI ka parasysh faktin se kur flitet për dialog politik dhe institucional ka parasysh në radhë të parë vetëm dialogun që vjen në frymë të Kushtetutës dhe në zbatim të saj dhe prandaj “qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste ka një non sens etik, së pari në raport edhe me vetë presidentin”. “Por ka edhe nonsens parimor sepse askush, aq më pak kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendosë kushte për të defaktorizuar faktorë politikë. Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta defaktorizonte e te eliminonte LSI-në, por dështoi dhe ka për të dështuar në çdo përpjekje për t’u imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me orientimin evropian të Shqipërisë”, tha më tej në fjalën e tij Luan Rama. Duke shtuar faktin se Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të jetë maksimalisht e angazhuar dhe seriozisht e investuar që të bëhet zgjidhja më e mirë që përshpejton reformat integruese të vendit, të cilat përshpejtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në fund, ai sqaroi faktin sesa faktor politik është Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk e ka në dorë kryetari i PS-së. Dhe se reagimi pozitiv ndaj çdo iniciative që vjen nga Presidenti i Republikës në të mirë të zgjidhjes se situatës politike në vend do të jetë edhe dëshmia më e qartë se kush realisht është i angazhuar për zgjidhje në të mirë të ecurisë së mëtjeshme të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe kush punon kundër hapave integrues të vendit.

Advertisement