Në një konferencë për mediat, këtë vendim e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i cili tha se me zotin Prifti ka diskutuar kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Sekretari Rama konfirmoi se zëvendëskryeministri Ilir Meta ka kërkuar të drejtojë ministrinë e Ekonomisë. Luan Rama bëri të ditur se kryesia e LSI-së ka propozuar që në postin e ministrit të Jashtëm të vendoset një tjetër përfaqësues i LSI-së, Edmond Haxhinasto. Sipas Ramës propozimet për ndryshimet në qeveri janë marrë në unanimitet në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.