Levizja Socialiste per Integrim nenshkroi nje marreveshje me PLDLNJ-ne e Ligoraq Karamelos per te dale se bashku ne zgjedhjet e 28 qershorit. Pas firmosjes se bashkepunimit, lideri i LSI-se, Ilir Meta, iu pergjigj edhe deklaratave te kryeministrit Berisha per koalicionet paszgjedhore. “Koalicioni yne synon te fitoje zgjedhjet e Qershorit dhe koalicionin paszgjedhor do ta bejme me Partine Socialiste”, tha Meta. Pak dite me pare Levizja Socialiste per Integrim, nenshkroi marreveshje bashkepunimi per te dale ne nje koalicion me Partine e Gjelber Shqiptare dhe PSV’91, te krijuar nga ish-socialisti Petro Koci.