Sekretari i përgjithshëm, Petrit Vasili theksoi se arritjet e qeverisë janë të qarta por jo në drejtim të zhvillimit, por fundosjes së vendit në një krizë të gjithanshme sic tha ai. “Berisha vetëm ka gënjyer në këto vite. Gjatë gjithë këtyre viteve janë kryer inaugurime të rrugëve të panisura kurrë”, u shpreh Vasili. Zoti Vasili tha se shqiptarët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ajo është sipas tij larg gënjeshtrave dhe retorikës boshe të kryeministrit. “Prindërit tanë dëgjojnë Berishën të thotë se janë dyfishuar pensionet, ndërkohë që ata nuk marrin më shumë para, sepse cmimet janë rritur nga kryeministri”, u shpreh Vasili.