Tiranë – LSI, administrata shtetërore është kthyer në sektor elektoral

“Komunikimi i qytetarëve me administratën shtetërore për problemet e tyre është bërë i pamundur, sepse kjo administratë është shndërruar në sektor elektoral që bëhet vetëm për të mbushur sheshet elektorale të Berishës”, u shpreh Vasili. Sipas LSI-së, ky është një rikthim mbrapa në vitin 1996, kur Berisha përgatiste manipulimin e turpshëm, kostot e të cilit u paguan edhe në vitin 97. “Berisha duhet të kthehet sa më parë në zyrën e kryeministrit për të drejtuar qeverinë në këto ditë, sepse drejtimi i shtetit është një detyrim publik ndaj 3.5 milionë shqiptarëve”, u shpreh Vasili.

Advertisement