“Pranimi i Lëvizjes Rinore për Integrim në këtë forum prestigjioz rinor të majtë tregon edhe njëherë vlerësimin e rolit konstruktiv të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvillimet politike në vendin tonë si edhe atë të pjesëmarrjes tonë dinjitoze në qeverisjen e vendit” tha Pesha. “Liberalizimi i vizave këtë vit do të jetë një hap konkret dhe i prekshëm nga të gjithë. Gjithashtu rishtazi do të doja të ftoja të gjithë ata të rinj të cilët sot gëzojnë statusin e anëtarit të parlamentit por që kryetari i partisë së tyre nuk po i lejon që të përfaqësojnë rininë në të, të thyejnë tabutë e të shkuarës që mbajnë peng atë parti dhe të afrohen me të ardhmen duke hyrë në parlament siç do të bënte çdo i ri evropian” përfundoi Pesha.