Tirane – Lohan, partite te gjejne gjuhe te perbashket

Ambasadori i Këshillit të Europës Lohan në një takim në ministrinë e drejtësisë është shprehur se Shqipëria është në situatë të vështirë politike. Lohan ka marrë pjesë në një takim për rolin e gjyqësorit në çështjet tregtare e financuar nga Bashkimi Europian dhe programi CARDS. Sipas Lohan situata e vështirë politike ndikon në çështjet tregtare kështu që të gjitha palët duhen të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit. Palët duhet të arrijnë në një konsensus të përbashkët sepse situata e vështirë rëndon mbi qytetarët dhe mbi bizneset ka theksuar Lohan. “Në këtë situatë shumë të vështirë politike dhe në fushën e cështjeve tregtare të gjitha palët duhet të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit dhe të konsensusit sepse në të kundërt kjo situatë rëndon në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve”- paralajmëroi Lohan. Gjatë seminarit ka qenë i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.
Advertisement