Lajmi është konfirmuar nga shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Lohan e dha këtë deklaratë gjatë ceremonisë së shpërndarjes së diplomave në shkollën Shqiptare të Studimeve Politike për 30 pjesëmarrës të kursit. Në ceremoni morën pjesë presidenti i Republikës, Bamir Topi, anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues te lartë te institucioneve shtetërore, partive politike, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile. Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u themelua në mars te vitit 2007 dhe është pjesë e programit të Shkollave Politike, i mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian.