Tiranë – Lista përfundimtare e zgjedhësve në faqen elektronike të Ministrisë së Brendshme

“Gjithkush mund të verifikojë fare lehtë emrin e tij në listën përfundimtare të zgjedhësve. Në më pak se një sekondë në kërkim shfaqen të dhënat e zgjedhësit dhe përbërësit zgjedhorë,- tha Zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni. “Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile, pas përpunimit të informacionit dhe vendimmarrjes të të gjithë kryetarëve të njësive vendore, ka vënë në dispozicion të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të zgjedhësve, numrin e zgjedhësve për çdo njësi vendore, numrin e qëndrave të votimit dhe adresat e tyre përkatëse, si dhe numrin e zgjedhësve për çdo qëndër votimi” shtoi më tej Poni. Sipas tij, ky informacion do t’u vihet në dispozicion edhe të gjitha subjekteve politike të interesuara.