Tiranë | Ligji antiduhan, gjobiten 7 subjekte

roland shuperka

Shuperka tha se kontrollet kanë vazhduar deri në orën 22.00 të mbrëmjes, me një realizueshmëri të zbatimit të ligjit rreth 93%, që na jep një optimizëm për një fillim të mbarë, por dhe që rrit përgjegjshmëritë dhe detyrat për një vazhdueshmëri të tillë. “Në të gjitha rrethet e Shqipërisë kontrollet janë bërë paradite dhe pasdite, kjo është një risi që inspektoriatet sanitare punojnë me dy turne. Ka përgjegjësi dhe mirëorganizim të punës. Task Force nuk është vetëm një mekanizëm zbatues, por riorganizimi i punës po bëhet në atë formë që të gjitha inspektoriatet janë hedhur në veprim”, tha Shuperka. Puna e inspektoriatit nga ana tjetër do të monitorohet, ndërsa kërkohet që qytetarët të japin informacion për moszbatimin e ligjit dhe për veprime jokorrekte të inspektorëve të Task Force. “Gjoba nuk është qëllim në vetvete. Puna e secilit inspektor në rang vendi do të matet me numrin e subjekteve ku në ambientet e mbyllura nuk pihet duhan. Programi i punës së Task Force organizohet nga vetë anëtarët e saj dhe askush tjetër nuk ka informacion mbi të”, tha Shuperka. Ai garantoi për vendosmërinë e Task Force në zbatimin e ligjit antiduhan, duke theksuar se të gjitha subjektet janë të barabartë para ligjit.  

Advertisement