Tiranë – Lëvizja Europiane zhvillon tryezë për anëtarësimin në BE

Monday, December 15, 2025

Në fjalën e tij kryetari i lëvizjes Gledis Gjipali duke bërë një analizë të raportit të Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat në BE theksoi se refuzimi për vendin tonë nuk është vetëm si pasojë e krizës politike por edhe si pasojë e një sërë problemesh që ka vendi. Gjipali e krahasoi këtë refuzim me refuzimin që iu bë Shqipërisë për procesin e MSA-së në vitin 1999. “BE-ja nuk hapi procesin e Stabilizim Asociimit në vitin 1999 me Shqipërinë dhe raporti për vendin tonë thoshte se Shqipëria nuk ishte gati të niste negociatat për MSA-në” theksoi Gjipali duke shtuar se krahasimet bëhen për të mos u përsëritur më e njëjta situatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -