Deputetja e PS-së Valentina Leskaj në një deklaratë për shtyp duke iu referuar mosmiratimit të amendamentit të eurodeputets Pack në komitetin e Stabilizim Asocimit theksoi se mazhoranca nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e krizës politike. “Ne shkuam me vullnetin e mirë për të kontribuar për zgjidhjen e krizës dhe për t`i dhënë një mesazh partnerëve tanë për procesin integrues të vendit. Por ne u përballëm me refuzimin e mazhorancës për propozimin e bërë nga eurodeputetja e djathtë Doris Pack” theksoi Leskaj. Sipas saj ky amendament u refuzua nga deputetët demokratë pa pasur argumenta të rëndësishme. “PD-ja mbeti e vetme në refuzimin e këtij amendamenti që tregoi mungesën e vullnetit dhe se kush po e mban peng zgjidhjen e krizës dhe ecjen përpara të vendit” theksoi Leskaj.