Një fakt i tillë është pranuar nga vetë kreu i Sindikatës së Arsimtarëve, Xhaferr Dobrusha, sipas të cilit largimi i mësuesve, është i ligjshëm, pasi ata ishin me kontratë të përkohshme dhe jo të përhershme. Pikërisht, sipas Dobrushës, për këta mësues nuk ka mbrojtje ligjore për shkak të kontratave të tyre. “Është e vërtetë që rreth 1300 mësues me kontratë provizore u ka mbaruar afati i kontratës dhe nuk kanë më marrëdhënie pune. Së pari është një problem social se shumë nga këta mësues kanë diploma mësuesie, dhe ata kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe aspiratat. Meqenëse këto kontrata janë bërë me efekt të shkurtër, nuk është rasti i këtyre 1300 personave i njëjtë me atë të vitit të kaluar ku ishin 3700 mësues, por që kontratën e kishin në shkurt, por ata u tha që pushoheshin në janar”, tha Dobrusha lidhur me një fakt të tillë. Duke shtuar se gjithësesi Sindikata do të negociojë me qeverinë për të mos rënduar mësuesit e tjerë me kontratë kolektive, pasi me vendimin e ri do t’iu shtohen orët mësimore.