Ky është qëndrimi zyrtar që vjen nga Presidenti i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert i cili i bëri pohimet dje në Tiranë në ceremoninë e hapjes së zyrës, së fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” ku u ndodh së bashku me kryeministrin shqiptar Berisha. Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari gjerman Lammert u ndal ndër të tjera, në momentin e bojkotit parlamentar që po kalon Shqipëria duke deklaruar se një parlament është platforma, apo forumi më i rëndësishëm demokratik që mund të ekzistojë në një sistem demokratik. “Ndaj unë do të doja të shfrytëzoja rastin e hapjes së kësaj zyre, që të mund të mbështesja çdo lloj përpjekje për kapërcimin e të gjitha rezervave të mundshme, përplasjeve të mundshme në cilëndo lloj mënyre, në mënyrë që të garantohet funksioni kaq thelbësor i parlamentit”, theksoi z. Lammert.