Tiranë – Lamaj dënohet me 14 vjet burg

Burimet nga Gjykata e Rrethit të Tiranës bëjnë të ditur se vendimi për të akuzuarin Altin Lamaj, erdhi pasi u konsiderua fajtor për tre vrasjet tek “Vasil Shanto”, fajtor për “armëmbajtje” pa leje dhe për akuzën tjetër “falsifikim të dokumenteve”. Në total u dhanë 22 vjet burgim dhe nga gjykimi i shkurtuar Altin Lamaj përfiton një të tretën e uljes se dënimit dhe dënohet përfundimisht me 14 vjet burg. Sipas vendimit, Altin Lamaj shpallet i pafajshëm për vrasjen e Alban Çelës. Prokuroria e Tiranës kërkoi në seancën e zhvilluar më 29 Qershor 2010, shpalljen fajtor dhe dënimin e Altin Lamajt me burgim të përjetshëm, për disa krime që e akuzon se ka kryere. Nipi i të ndjerit Vajdin Lamaj, ish bashkëpronari i Top-Albania Radio, akuzohet për veprat penale të “vrasjes me paramendim” “vrasjes me dashje” “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, të gjitha këto në bashkëpunim, dhe “falsifikim të akteve të gjendjes civile” e “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Në seancën e radhës, dy mbrojtësit e të pandehurit Altin Lamaj do të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari pritet që të japë vendimin e saj përfundimtar. Gjithsesi, Altin Lamaj ka shpëtuar nga burgimi përjetë. Edhe pse prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim përjetë për të gjitha veprat penale, Altin Lamaj është duke u proceduar me gjykim të shkurtuar, çka automatikisht e shpëton atë. Altin Lamaj akuzohet për ngjarjen e 23 dhjetorit të vitit 1999, ku mbeti i vrarë Andi Hasanit, Gazmend Zenelit, Sokol Alushit, Alban Çelës e Grigor Stefanit, si dhe u plagos Altin Fortuzi. Dosja e Lamajt u kthye nga Gjykata e Lartë e cila u shpreh se Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apelit për Krimeve të Rënda nuk kanë qenë kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje.

Advertisement