Tiranë | Kuvendi voton pro për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve të PS

Kuvendi-i-Shqiperise

Votimi për imunitetin e Ballës rezultoi me 118 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenime, ndaj Doshit, 116 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim. Ndaj Bares votimi rezultoi, 107 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim. Me këtë nismë sot nga Kuvendi hapet rruga për hetimin e aktivitetit të deputetëve në ngjarjet e 21 Janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues. Deputeti Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se imuniteti për të nuk përbën asnjë vlerë përballë zbardhjes së vërtetë të ngjarjeve të 21 Janarit. “Ndihem realisht mirë që emri im është përfshirë në këtë listë të pjesshme për heqjen e 3 imuniteteve dhe hapjen e hetimeve të mëtejshme për zbardhjen e ngjarjeve të 21 Janarit”. Balla kërkoi që parlamenti të votojë pro heqjes së imunitetit të tij. “Berisha merre këtë copë letër, nuk e duam më të na e kthesh, rëndësi ka të zbardhen ngjarjet e 21 janarit. Hiqeni imunitetin, votoni pro tij.”. Balla vuri në dukje se është krenar që mori pjesë në demonstratën e 21 Janarit, pasi sic theksoi ai, protestoi kundër korrupsionit të qeverisë. “Sot dhe mot do kem krenarinë morale dhe qytetare që unë isha në bulevard ballë zyrës së kryeministrit në përmbushje të detyrës së politikanit për të dëshmuar korrupsionin e qeverisjes”. Deputeti Balla më pas akuzoi kryeministri Berisha se përdor stilin komunist. “Vrasësit i bën heronj dhe qytetarin e le pa shpresë. Unë e di mië se qytetarët e dinë që maskarenjtë kujtohen me turp dhe nuk harrohen kurrë”. “Berisha ne nuk jemi matrioshkat e tua politike. Nuk jemi as ata që kanë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, as atyre që bëjnë pazare në zyrë të shtetit me zë e figurë dhe më pas për 5 min hedhin poshtë ekspertizat shtetërore”. Balla në fund të fjalës hodhi nje cadër në drejtim drejt podiumit ku qëndrojnë ministrat. Gjatë kohës së tij dëgjimore deputeti i PS, Tom Doshi nga podiumi i Kuvendit kërkoi kolegëve që të votojnë për heqjen e imunitetit të tij ndërkohë bëri një përmbledhej të veprimtarisë së tij gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. Doshi nënvizoi se i është përgjigjur thirrjes për protestë të PS dhe ka grumbulluar mbështetës nga qarku Shkodër për protestë paqësore. Doshi nënvizoi se është përpjekur të qetësojë turmën që u provokua nga policia dhe për këtë arsye ai ishte plagosur edhe vetë. “Në pamjet e NEëS24 dukej qartë se Garda gjuante nga protestuesit. Në këtë video shikohet qartë roli im. Qëllimi nuk ishte me godit kryemnisrisë. Atë ditë kam bërë c’mos për të qetësuar protestuesit, kam ngrënë gaz lotsjellës si to. Sali Berisha më ka akuzuar se doja me u bë ministër i Bredshëm, i them se ambicia ime nuk është të bëhem ministër, ai më akuzon kriminel, të gjitha shpifje. Ka fut Agron Kulicin për të torturuar njerëz në burgje me gjet dëshmitarë të rremë”, theksoi Doshi. Doshi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Berisha se ka vrarë dhe ndërkohë ka ushtruar presion dhe terror për të blerë ddëshmitarë të rremë. “E vërteta ka dalë hapur vrasësi është Sali Berisha. Edhe pas 21 janarit kanë masakruar protestues Shkodran, duke ju thënë thoni se ka paguar Tom Doshi. Por, pse e bë këtë me mu Berisha? Sepse e kam mund dy herë në Shkodër, se në 20 vjet është mësu me e pa Shkondër me 1 deputet të PS. Sali berishën e njoh për frikacakun më të madh se ka Shqipëria, vetëm një frikac si ai është i pabesë, dhe vetëm një i pabesë si ai mund të vrasë popullin e vet që proteston për të drejtat e tij, pa burrni dhe i pabesë më i madh nuk ka dalë në Shqipëri. I fali grekëve toka, vrau me SHIK-asit e tij Remzi Hoxhën, Sali Berisha e ka fajin edhe për provokimin e 21 janarit.” deklaroi Doshi. Besnik Bare i treti në listë për të dhënë shpejgime para parlamentit para se të votohet heqja e imunitetit të deputetit theksoi se organizatorët e vërtetë të dhunës së 21 Janarit janë në qeveri. “Stili komunist i fabrikimit të armiqve është ende gjallë”, theksoi Bare. Deputeti socialist theksoi se asnjë nga protestuesit nuk mbajti thika me helm, as cadra pistoleta, por vetëm parrulla. “E pranon une isha komandant dhe punëdhënës i 200 mijë njerëzve atë 21 Janar. U dhashë nga një parrullë, tani supozohet se unë u kam thënë godisni policinë, me të drejtë duhet të akuzohem, janë supozime. Tani, kemi një punëdhënës që është Ministri i brendshëm, kryeministri që u dhanë gardistëve nga një armë, kurse protestuesit goditën vetëm me gurë dhe më vjen keq që plagosën policinë. Por kryeminsitri Berisha dhe Lulzim Basha duhet të ishin këtu dhe t’u hiqej imuniteti”.

Advertisement