Tiranë – Kuvendi vendos sot për hetimin e zgjedhjeve

Grupi parlamentar socialist nga ana e tij, ka konfirmuar praninë gjatë kësaj seance, por nuk dihet nëse do të ketë ndonjë lëshim nga ana e tij për të arritur konsensusin me mazhorancën, përtej asaj ç’ka propozuar në draftet e paraqitura Kuvendit për zgjidhje. E djathta vazhdon të jetë kundër propozimit të hapjes së kutive, duke pohuar se një gjë e tillë bie ndesh me vendimet e gjykatave dhe pikërisht këtë e ka mbrojtur edhe pardje në komisionin e Ligjeve, kur deputetët socialistë kanë reaguar me largimin e tyre nga salla. Ndërkaq, konkludimi i seancës së sotme plenare në Shqipëri pozitivisht është kërkuar edhe nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, sipas të cilit kriza duhet të jetë zgjidhur para se ai të mbërrijë nesër në Tiranë, në kuadrin e një turi zyrtar që ka ndërmarrë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Advertisement