Tiranë | Kuvendi seancë në 15 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës

kuvendi seance per nene terezen

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi figurën e Nënë Terezës, si nënë e Shqipërisë dhe e gjithë botës, e cila ja kushtoi gjithë jetën e saj të varfërve dhe të sëmurëve. “Shekulli që lam pas ishte shekulli i errësirës së gjatë, shekulli i luftrave të çmëndura, shekulli i diktaturës më monstruoze, por në errësirën e këtij shekulli, kombi lindi burra dhe gra që ndritën rrugën e kombit. Gonxhe Bojaxhiu është padyshim një prej tyre, më e madhja shqiptare e të gjitha kohërave”, tha Topalli.  

Advertisement