Tiranë | Kuvendi miraton ndryshimet në buxhet

Kuvendi-i-Shqiperise

Deputetët e mazhorancës kanë votuar pro ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Financave. Sipas ministrit Ridvan Bode shkurtimet e parashikuara në këtë projektbuxhet suplementar nuk do të prekin prioritetet, që do të thotë investimet publike, por shpenzimet operative në të gjitha institucionet. Ai gjithashtu siguroi se rritja ekonomike e vendit do të jetë pozitive dhe më e lartë se një vit më parë, duke thënë se ajo do të jetë 5%, ndërsa borxhi publik i vendit nuk do të pësojë rritje, por do të mbetet në të njëjtët parametra prej 59.7 % dhe se defiçiti buxhetor do të jetë 3.5 %. Shkurtimet në buxhet parashikohen 18.3 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat do të jenë 14 miliardë lekë më pak se parashikimi në fillim të vitit.

Advertisement