Tirane – Kuvendi miraton me unanimitet paketen ligjore te anetaresimit te Shqiperise ne NATO

Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me vote unanime paketen ligjore te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ne nje pakete ligjore, qe nuk mori asnje vote kunder apo abstenim, kuvendi kaloi projektligjet ne nje seance simbolike. Ne salle ishte e pranishme e gjithe qeveria, nderkohe qe fjalet e rastit i kane mbajtur, kryeministri Berisha dhe kreret e grupeve kryesore parlamentare. Duke e cilesuar kete si nje moment historik, kryeministri Berisha theksoi se tashme nisin sfidat e medha per vendin ne konsolidimin e demokracise e mbi te gjitha te vete shtetit. “Do te bej c’eshte e mundur qe kete besim ta shnderroj ne vlera te medha ne konsolidimin e demokracise ne Shqiperi, ne aftesimin e saj per te qendruar krah vendeve aleate ne kater anet e planetit”, u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha e quajti anetaresimin e Shqiperise ne NATO si konkretizimin e nje endrre te cilen kjo qeveri e realizoi. “Kemi patur fatin qe te projektin-enderr ta shnderrojme sot ne realitet”, u shpreh Berisha. “Zoti i bekoftë shqiptarët. Kjo është një ditë pa diskutim më e madhja pas pavarësisë së vendit, e cila na mbushte me një krenari të madhe, të thellë. Cdo shqiptar është krenar që pati mundësi ta përjetojë këtë ditë”. ”Si përfaqësues i qytetarëve shqiptarë, e cilësoj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, aleancën më të shkëlqyer të të gjitha kohrave, për të garantuar liritë tona, të fëmijëve tanë, mijëra qytetarëve dhe gjenaratave që vijnë. Do votojmë sot për të nisur të sigurtë rrugën tonë drejt të ardhmes dhe lirisë”. Kryeministri e renditi veten në gjeneratën që nuk mund ta imagjinonte kurrë këtë mundësi. “Unë dhe shumë këtu i përkasim asaj gjenerate që nuk mund ta imagjinonim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Por ne e patëm këtë fat. Zoti e bekoftë NATO-n, aleancën e madhe të lirisë”. Berisha tha më tej, se në këtë ditë firmosin fundin e tranzicionit të Shqipërisë, dhe kjo për shqiptarët do të jetë nisja e një epoke të re. “Unë jam para jush, për t’u zotuar solemnisht se do të bëj çdo përpjekje që këtë zotim të kombit tim ta shndërroj në vlera të mëdha, ta shndërroj në konsolidimin e demokracisë në Shqipërisë, ta shndërrojë në aftësinë e saj për të qëndruar përkrah vendeve aleate, në katër anët e globit, ku të jetë e nevojshme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin” – tha më tej Berisha. Si kryeministër i Shqipërisë, Berisha falenderoi gjtihë popullin shqiptar, ndërkombëtarët dhe vecanërisht SHBA-të dhe ish-presidentin Bush për kontributin që dhanë në transformimin e Shqipërisë në një aleate të denjë të NATO-s. Pas fjalës së kryeminsitrit, në emër të partisë më të madhe opozitare në vend, PS, kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj theksoi vecanërisht kontributin e opozitës në përpjekjet e Shqipërisë për në NATO. Leskaj theksoi se “miratimi i paketës së ligjeve për aderimin e bën këtë seancë solemne. Natyrisht ky është një moment i madh, tashmë ka ardhur momenti kur Shqipëria renditet me dinjitet në një aleancë të vlerave demokratike. Ajo që na solli deri këtu ka qënë një kontribut i përbashkët i gjithë shoqërisë, mbështetja e ndërkombëtareve, 26 vendeve të NATO-s, SHBA. Duhet tu jemi mirënjohës”. Për PS, vlera të mëdha i takojnë politikës shqiptare që arriti konsensus në shumë vendimmarrje të rëndësishme, duke i hapur dritën jeshile integrimit të Shqipërisë. ”Si përfaqësuese e PS-se theksoj se jemi krenarë për kontributin që kemi dhënë për aderimin e Shqipërisë në NATO. Për herë të parë në Shqipëri një opozitë bëhet kontribuese për miratimin e rezolutës për marrjene e ftesës në NATO. Kjo opozitë udhëheqëse në procese për integrim, krijoi një klimë të re në parlament, në kuvend, politikë e vlerësuar kjo dhe nga ndërkombëtarët”. Sipas Leskajt, anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE është një rëndësi e madhe, por edhe sfidë e madhe duke kujtuar në këtë mes reformat e rëndësishme që i janë shtruar përpara Shqipërisë. Në këtë linjë Kryetarja e grupit kuvendor socialist Valentina Leskaj tha se zgjedhjet e Qeshorit jane nje prove serioziteti. Leskaj i kujtoi kryeministrit propozimin e PS për kartat e identitetit. “Zoti Kryeministër mos lini asnjë pa votuar se s’ka para të blejë dokumentin e identitetit, merni parasysh propozimin tonë”, tha Leskaj duke sthuar se nga e hëna tjetër opozita do të përshkallëzojë përpjekjet e saj për të arritur këtë qëllim. Pas miratimit te paketes ligjore, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli i shprehu mirenjohjen te gjithe deputeteve, qeverive dhe vendeve qe kane mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise. “Kjo eshte dita me e lumtur per te gjithe deputetet e ketij parlamenti dhe dite historike per kontributin e dhene”, u shpreh Topalli. Ne fund nje duartrokitje e gjate dhe nje fotokujtim per kete moment historik.
Advertisement