Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja u dekretua nga presidenti Topi dy ditë më parë, pak përpara se presidenti të fluturonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në sesionin e 65-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Pritet që kuvendi të miratojë edhe emrat e tjerë të përzgjedhur nga presidenti për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.