Tiranë – Kuvendi do të zhvillojë punimet një herë në javë

Sipas saj, kjo bëhet për t’i lënë më shumë orë komisioneve të diskutojnë mbi projektligjet që presin të miratohen. Procedura e re u miratua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve “Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që duke filluar nga java e ardhshme, përqendrimi dhe fokusi kryesor i punës do të jetë në komisionet parlamentare, ku kërkohen konsultime, ftesë të grupeve të interesit, të organizatave të ndryshme joqeveritare etj. Kjo punë do të bëhet në komisione, në ditët e hënë, të martë dhe të mërkurë, për të lënë që ditën e enjte të bëhet seanca plenare”, sqaroi kryetarja Topalli procedurën e re të vendosur nga Konferenca e Kryetarëve.

Advertisement