Tiranë – Kuvëndi do të votojë kontratën e shitjes së OSSH

Ish -ministri i Financave , Arben Malaj u shpreh se “Nuk është dicka spontane dhe më vjen keq që në këtë parlament thuhet se procedura e përshpejtuar është kërkuar nga Banka Botërore”. Ndërsa deputeti i PS-së Erion Brace tha se “Këtë kontratë e ka kaluar për gjashtë muaj qeveria dhe parlamenti nuk duhet ta kalojë për një javë. OSSH-në po e transferojnë si monopol dhe për këtë duam transparencë”. Por kryetarja e kuvëndit, Jozefina Topalli tha se nisma është në përputhje më ligjin. Kontrata e OSSH-së do të votohet më 14 prill në komisionin e ekonomisë dhe më pas do të kalojë menjëherë për miratim në seancë plenare, që është dhe hallka e fundit e privatizimit për kompaninë që ka monopolin e shpërndarjes së energjisë.

Advertisement