Tiranë – Kuvendi: afati për interpelancën e kërkuar nga Brace ka skaduar

Në një deklaratë për shtyp drejtoria e seancave plenare thekson se deputeti i PS Erion Braçe gënjeu publikisht, duke deklaruar se ka skaduar afati kushtetues për zhvillimin e interpelancës së kërkuar prej tij, me Kryeministrin Berisha. “Lidhur me këtë çështje, sqarojmë se : “Zoti Brace ka depozituar kërkesën për interpelancë pranë zyrës së Protokollit të Kuvendit të Shqipërisë, në datën 01.11.2012”. Në bazë të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë , neni 96, pika 3 citohet “Interpelancat, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore parashikohet ndryshe, paraqiten në Kuvend, cdo të Martë deri në orën 14.00. Ato parashikohen të zhvillohen në seancën plenare, si rregull, tri të Hënat pasardhëse, nga data e paraqitjes” thuhet në deklaratën e Kuvendit. Sipas Kuvendit afati kushtetues për mbajtjen e interpelacën përfundon në datën 22 Nëntor, fakt që përgënjeshtron me forcë deklaratat abuzive, të qëllimshme dhe të përsëritura të këtij deputeti.

Advertisement