Tiranë | Kuvend, në interpelancë Kryeministri Berisha dhe ministri Bode

Friday, January 16, 2026

Pritet që diskutimi i këtyre projektligjeve të shoqërohet me debate. Shtatë projektligje me 3/5, gjashtë prej të cilëve Kode, u kthyen mbrapsht në komisione nga opozita, e cila nuk pranon të ngrejë kartonin jeshil për këto drafte tejet të rëndësishme të vendit që më së shumti janë të lidhura me reformat integruese të vendit. Në seancën e sotme plenare është thirrur në interpelancë nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, kryeministri Sali Berisha për pronat publike. Gjithashtu për këtë të Enjte është parashikuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave Ridvan Bode, e kërkuar nga deputetja socialiste Mimi Kodheli. Seanca e sotme plenare do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare. Në rendin e ditës janë edhe diskutimet dhe votimi i Aktit Normativ “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare”; Projektligji “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë”; Projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Austrisë për realizimin e një sistemi kompjuterik për rregjistrin themeltar të gjendjes civile në Shqipëri”; Plotësimi i vendeve vakante në institucione; votimi në tërësi i projektligjit “Për shërbimin veterinar në RSH”. Në gjashtëdhjetë minutëshin e fundit të seancës deputetët do të vijojnë diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -