Tiranë | Kuvend: debate për by passin e Fierit dhe të Vlorës

Kuvendi-i-Shqiperise

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj u shpreh se projekti Fier-Vlorë i nisur që në vitin 2005 është një dështim. “Ne duam të njihemi me masat e qeverisë në mënyrë që edhe dy by-passet të mos jenë një dështim i përsëritur”, tha Malaj. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i dy ministrave, atij të Transporteve dhe atij të Financave, të cilët u shprehën se investimet në infrastrukturë kanë qënë një sukses. “I vetmi realitet i investimeve në infrastrukturë janë ndërtimi i 9 mijë km rrugë. Rruga Levan-Fier nuk përbën një dështim. Ka pasur një problem për Levan-Vlorë dhe e vetmja mënyrë për të zgjedhur ishte devijimi pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Për këtë Kuvendi është informuar në vazhimësi”, deklaroi Olldashi. “Për të përballuar problemet gjatë ndërtimit të një infrastrukture, është e domosdoshme ndjekja rigorozisht e çdo klauzole të kontratës. Janë konstatuar veprime arbitrare në kohën e socialistëve. Keni përzënë investitorë pa respektuar asnjë klauzolë të kontratës”, theksoi më tej Olldashi. Sipas z. Malaj, shqetësim përbën fakti se, ndërsa vendi ka nevojë për investime publike, vonesat që krijohen për zbatimin e tyre, deformimi i prioriteteve dhe copëzimi i investime janë realiteti i investimeve publike në vendin tonë. “Jemi në riskun maksimal që by-passi i Fierit të ketë fatin e keq të investimeve të copëzuara, të zvarritura dhe të papërfunduara në kohë”, theksoi ai. Por Olldashi akuzoi opozitën për spekulime. “Të dy by-passet janë projekte të BE-së”, theksoi ai. Sipas tij këto projekte kanë kosto reale. “Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. i vetmi problem që keni ju është se doni të tregoni radikalizëm”- u shpreh Olldashi, duke e cilësuar Bypass-in e Fierit një projekt të suksesshëm. Ministri i Financave Rivan Bode gjatë diskutimit për bypass-in Fier-Vlorë u shpreh se qeveria shqiptare do kontribuojë me koston e shpronësimeve që shkon rreth 100 mln euro´, ndërsa pjesa tjetër sic tha ai “do plotësohet me kredinë e BERZH dhe atë të Bankës Europiane për Zhvillim”. Bode siguroi se ky projekt do bëhet realitet me një kredi me interesa të buta. “Punimet do fillojnë në 2013 dhe do mbarojnë në 2015, deri më sot ka ardhur vetëm kredia e BERZH-it do vijë dhe kredia e Bankës Europiane, pjesa tjetër do finalizohet me buxhetin e shtetit. Kjo është një marrëveshje që pasqyron strategjinë e qeverisë për të zhvendosur projektet e mëdha jo me fonde të kushtueshme, me periudha afatgjata por me fonde zhvillimi”, tha Bode. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Brace deklaroi në Kuvend se, projektet e rrugëve në jugun e vendit vonohen qëllimisht për shkaqe politike, sic tha ai. Brace akuzoi kryeministrin Berisha e ish-ministin e Transporteve Lulzim Basha se kanë penguar qëllimisht projektet rrugore në jug të vendit. “Duam shpjegime, projektet janë dramatikisht të vonuara. Projketi i ndërtimt të bypass-it të Vlorës është i vonuar për jugun, për qëllime politikie, burokratike. 2 vjet e gjysmë u vonua rruga Fier-Tepelenë, thjesht për një kaprico të Sali Berishës”, tha Brace. Brace deklaroi më tej se, “edhe rruga Fier-Vlorë është vonuar 2 vjet e gjysmë, 5 vjet janë dashur për të ndërtuar një aks kaq të rëndësishëm. Ka qënë Lulzim Basha ai që ka bërë tenderin, ndërtoi gjithë infrastrukturën e kësaj vonese 5 vjecare”, tha Brace. Në Kuvend ka pasur debate edhe për pr/ligjin e sigurimeve shëndetësore. Opozita është shprehur se nuk do ta votojë, pasi sic tha deputeti Arben Ahmetaj, ky sistem është një gropë e zezë që duhet mbyllur. “Sistemi është një gropë e zezë që do të ndjekë të gjitha qeveritë. Sillni një ligj të ri. Cfarë do ndodhi me 1 mln të papunë… 1 milion të papunë pa mbështetje shëndetësorë, ky sistem është drejt falimentimit, ka nevojë urgjente të ribëhet. Do ta votojmë kundër”, tha Ahmetaj Nga ana e tij ministri i Financave, Ridvan Bode ftoi opozitën të nisë së bashku me maxhorancën hartimin e një reforme pensionale. “Sa për dijeni skema e pensioneve është objekt i një votimi më të gjërë se e një mazhorance të vetme, kërkon 2 të 3 e votave.Ju ftoj të kryejmë një reformë pensionale, nuk është e një qeverie. Që të implementohet do të paktën 30 vjet”, tha Bode.

Advertisement