Tiranë | Kuotat zyrtare në Universitete

Zyrtarizohen kuotat e pranimit të studentëve në Universitete për vitin e ri akademik 2014-2015.

Në total janë 19.726 kuota për të gjitha universitetet dhe fakultetet publike në Tiranë dhe në rrethe, duke i reduktuar gati 12 mijë më pak se vitin e kaluar. Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar në Fletoren Zyrtare më 12 Gusht. Po ashtu në Fletoren Zyrtare janë publikuar edhe tarifat vjetore që duhet të pagujanë studentët. Sipas ministres së Arsimit Nikolla rritja më e madhe e tarifës është me 70 mijë lekë të vjetra në vit.

Advertisement